Sahihu i Buhariut — Hadithi 430
50. Nënkapitulli: Namazi brenda ahurit të deveve
430. Nga: Abdullah ibn Omeri
Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Hajani, e këtij i ka treguar Ubejdullahu se Nafiu tregon: “E kam parë Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) duke u falur në drejtim të devesë (duke e përdorur si sutër) dhe ka thënë: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar kështu.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 430
Fjalë të panjohura?