Sahihu i Buhariut — Hadithi 431

51. Nënkapitulli: Të falurit përpara furrës, zjarrit ose gjërave të tjera që adhurohen nga idhujtarët, porse qëllimi i namazit të jetë vetëm për hir të Allahut

Zuhriu ka thënë: Më ka rrëfyer Enesi nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “M'u shfaq Zjarri teksa qeshë në namaz.”

431. Nga: Abdullah ibn Abasi

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ndodhi eklipsi diellor, e në atë rast i Dërguari i Allahut e fali namazin (e eklipsit), pastaj tha: “M'u shfaq Zjarri. Kurrë nuk kam parë pamje më tmerruese se sot.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 431

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?