Sahihu i Buhariut — Hadithi 432
52. Nënkapitulli: Ndalesa e faljes së namazit në varreza
432. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Falni një pjesë të namazeve (vullnetare) në shtëpitë tuaja, e mos i shndërroni ato në varreza.”