Sahihu i Buhariut — Hadithi 433

53. Nënkapitulli: Dispozita e namazit nëpër vende ku më parë kanë ndodhur vithisje (të tokës) apo ka zbritur dënimi i Allahut ﷻ

Përmendet se Aliu urrente të falej namazi në vendin ku janë vithisur babilonasit.

433. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos kaloni nëpër vendet e këtyre të dënuarve (prej popujve të mëhershëm), përveçse duke qarë. E, nëse nuk mund të qani, atëherë mos kaloni nëpër to, që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 433

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?