Sahihu i Buhariut — Hadithi 434
54. Nënkapitulli: Dispozita e namazit në kishë
Omeri ka thënë: "Ne nuk hyjmë në kishat e tyre për shkak të statujave që kanë formë (gjallesash). Ibn Abasi falej në kishë, por jo në kishën që kishte statuja."
434. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty.
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devtoshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”