Sahihu i Buhariut — Hadithi 440
58. Nënkapitulli: Të fjeturit e burrave në xhami
Ebu Kilabe transmeton nga Enesi se: "Disa njerëz erdhën te Pejgamberi ﷺ prej Uklit dhe qëndronin në sufën e xhamisë." Abdurrahman ibn Ebu Bekri ka thënë: "Ata që strehoheshin në sufën e xhamisë ishin të varfrit."
440. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë kohës sa ishte i ri dhe beqar e pa familje, flinte në Xhaminë e Pejgamberit ﷺ.