Sahihu i Buhariut — Hadithi 444

60. Nënkapitulli: Kur dikush hyn në xhami, le t’i falë dy rekate

444. Nga: Ebu Katade Sulemiu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Amir ibn Abdullah ibn Zubejri, e ky nga Amër ibn Sulejm Zurakiu se Ebu Katade Selemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush hyn në xhami, le t'i falë dy rekate para se të ulet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 444

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?