Sahihu i Buhariut — Hadithi 445
61. Nënkapitulli: Prishja e abdesit duke qenë brenda xhamisë
445. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Melekët bëjnë dua për atë që vazhdon të qëndrojë në vendin ku është falur (brenda xhamisë) përderisa nuk e prish abdesin, dhe thonë: “O Allah, fale! O Allah, mëshiroje!”