Sahihu i Buhariut — Hadithi 449
64. Nënkapitulli: Kërkimi i shërbimeve prej zdrukthëtarit dhe zejtarit për të ndërtuar dërrasat e minberit dhe xhamisë
449. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Haladi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e ky nga babai i tij se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, kam një shërbëtor zdrukthëtar. A dëshiron të të punoj diçka për t'u ulur?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Punoje, nëse do!” Ajo i punoi një minber.”