Sahihu i Buhariut — Hadithi 450
65. Nënkapitulli: Vlera e atij që ndërton një xhami
450. Nga: Othman ibn Afani
Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Bukejri, e këtij i ka treguar Asim ibn Omer ibn Katadja, e ky e ka dëgjuar Ubejdullah Havlanin se Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), atyre që flisnin kundër tij kur e kishte rindërtuar Xhaminë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, u tha: “E keni tepruar me këto fjalë, ndërsa unë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Atij që ndërton një xhami, - Bukejri thotë: “Më duket se ka thënë: me të cilën e kërkon kënaqësinë e Allahut, - Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 450
Fjalë të panjohura?