Sahihu i Buhariut — Hadithi 4539

50. Nënkapitulli: Ajeti: “... Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur...”

Thuhet: Më mërziti, dhe më kërkon me insistim

﴾فَيُحْفِكُمْ﴿ (Fe juhfikum): ju lodh (Muhamed, 37).

4539. Nga: Ebu Hurejra

Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Sherik ibn Ebu Nemiri, e këtij i kanë thënë Ata ibn Jesari dhe Abdurrahman ibn Ebu Amra Ensariu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk është nevojtar ai që e shtyjnë të lypë një a dy hurma, ose një a dy kafshata, por nevojtar është ai që e ruan fytyrën e vet (duke mos u lypur njerëzve). Po deshët, lexojeni fjalën e Allahut të Lartësuar.” Pejgamberi ﷺ aludonte në ajetin: “... Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur...” (Bekare, 273)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4539

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?