Hadithet e ngjashme me hadithin 4539

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1476. Nga: Ebu Hurejra

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk është nevojtar ai që një ose dy kafshata e shtyjnë të lypë, por nevojtar është ai që, edhe pse nuk ka pasuri (e cila i mjafton), turpërohet (të lypë) ose nuk i bezdis njerëzit duke u lypur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1476

Fjalë të panjohura?

1479. Nga: Ebu Hurejra

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk është nevojtar ai që sillet te njerëzit (duke lypur) ndërkaq një a dy kafshata ose një a dy hurma e shtyjnë të lypë, por nevojtar është ai që, edhe pse nuk ka pasuri të mjaftueshme, nuk bie në sy që t'i jepet lëmoshë e as del për t'u lypur njerëzve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1479

Fjalë të panjohura?