Sahihu i Buhariut — Hadithi 454
69. Nënkapitulli: Hyrja e personave që posedojnë shtiza në xhami
454. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke qëndruar në derën e dhomës sime, ndërsa etiopasit po luanin në xhami. I Dërguari i Allahut ﷺ më mbulonte me ridanë e tij teksa shikoja lojën e tyre.”