Sahihu i Buhariut — Hadithi 475
85. Nënkapitulli: Shtrirja dhe zgjatja e këmbëve në xhami
475. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu
Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abad ibn Temimi se xhaxhai i vet Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ në xhami, shtrirë në shpinë, ndërsa njërën këmbë e kishte vënë mbi tjetrën.
Ibn Shihabi transmeton nga Seid ibn Musejebi se: “Omeri dhe Othmani vepronin të njëjtën gjë.”