Sahihu i Buhariut — Hadithi 477
87. Nënkapitulli: Namazi në xhaminë e tregut
Ibn Avni është falur në një xhami brenda një oborri, të cilit mund t’i mbylleshin dyert.
477. Nga: Ebu Hurejra
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Namazi me xhemat është njëzet e pesë shkallë më i çmuar sesa ai që falet i vetëm në shtëpi ose në treg. Kjo, se, kur dikush merr abdes, duke e përkryer atë, shkon në xhami duke mos pasur tjetër qëllim përveç namazit, për çdo hap që bën, Allahu atë person e ngre një gradë dhe i fshin një mëkat, derisa të hyjë në xhami. E, kur të hyjë në xhami, llogaritet se është në namaz për aq kohë sa e pret namazin. Melekët vazhdimisht bëjnë dua për të përderisa qëndron në vendin e tij dhe nuk e prish abdesin, dhe thonë: “O Allah, falja mëkatet! O Allah, mëshiroje!”