Sahihu i Buhariut — Hadithi 488
89. Nënkapitulli: Xhamitë përgjatë rrugës Medinës (-Meke) dhe vendet në të cilat është falur Pejgamberi ﷺ
488. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ është falur në skaj të një boke që ndodhej përtej Arxhit, në rrugë të bregores. Afër asaj xhamie ndodheshin dy-tri varre, mbi të cilat kishte grumbuj gurësh të mëdhenj, në të djathtë të rrugës, te shkëmbinjtë përskaj rrugës. Abdullahu kalonte mes këtyre shkëmbinjve kur rrugëtonte prej Arxhit, pas mesditës, dhe e falte drekën në atë xhami.
Referenca: Sahihu i Buhariut 488
Fjalë të panjohura?