Sahihu i Buhariut — Hadithi 489
89. Nënkapitulli: Xhamitë përgjatë rrugës Medinës (-Meke) dhe vendet në të cilat është falur Pejgamberi ﷺ
489. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ndalej te pemët e mëdha, në të majtë të rrugës, në tatëpjetën që ishte ngjitur Hershës (një kodër me këtë emër, në kryqëzimin e rrugës së Medinës dhe Shamit). Tatëpjeta ishte larg prej rrugës sa të hedhësh një shigjetë. Abdullahu falej te pema më e afërt e grumbullit të pemëve që ndodheshin afër rrugës, përkatësisht te më e gjata prej tyre.
Referenca: Sahihu i Buhariut 489
Fjalë të panjohura?