Sahihu i Buhariut — Hadithi 494
90. Nënkapitulli: Sutra e imamit vlen edhe për xhematin e tij
494. Nga: Abdullah ibn Omeri
Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Numejri, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ dilte ditën e Bajramit (për ta falur namazin), kërkonte të ngulnin një shtizë para tij, që të falej në drejtim të saj, ndërsa njerëzit radhiteshin mbrapa tij. Të njëjtën gjë e vepronte edhe kur ishte në udhëtim. Këtë gjë e praktikuan edhe prijësit pas tij.