Sahihu i Buhariut — Hadithi 500
93. Nënkapitulli: Namazi në drejtim të shkopit (të gjatë e me maje të mprehtë sikurse shtiza, i cili përdoret si sutër)
500. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Hatim ibn Beziu na ka thënë: Na ka treguar Shadhani, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ata ibn Ebu Mejmune se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ shkonte për të kryer nevojën, unë dhe një djalosh tjetër e përcillnim duke bartur një shkop bastun ose shkop të gjatë me majë të mprehtë sikurse shtiza dhe një kovë (me ujë). Pasi e kryente nevojën, ia afronim kovën.”