Sahihu i Buhariut — Hadithi 502
95. Nënkapitulli: Namazi në drejtim të shtyllës duke e shfrytëzuar si sutër
Omeri ka thënë: "Ai që falet është më parësor të qëndrojë pranë shtyllës (së xhamisë) sesa ai që ulet për të biseduar." Omeri pa një person duke u falur mes dy shtyllash, të cilin e afroi pranë shtyllës e i tha: "Falu pranë saj."
502. Nga: Ebu Seleme ibn Ekva
Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë se Jezid ibn Ebu Ubejdi tregon: “E shoqëroja Seleme ibn Ekvanë (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që falej te shtylla e mus'hafit.” I thashë: “O Ebu Muslim! Kam parë se vazhdimisht mundohesh për ta falur namazin te kjo shtyllë.” Ai tha: “E kam parë Pejgamberin ﷺ të kujdeset për t'u falur aty.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 502
Fjalë të panjohura?