Sahihu i Buhariut — Hadithi 503

95. Nënkapitulli: Namazi në drejtim të shtyllës duke e shfrytëzuar si sutër

Omeri ka thënë: "Ai që falet është më parësor të qëndrojë pranë shtyllës (së xhamisë) sesa ai që ulet për të biseduar." Omeri‎ pa një person duke u falur mes dy shtyllash, të cilin e afroi pranë shtyllës e i tha: "Falu pranë saj."

503. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Amiri se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kam parë se shokët e vjetër të Pejgamberit ﷺ, kur thirrej ezani i akshamit, garonin për t'u falur afër shtyllave.”

Shuëbe shton duke transmetuar nga Amri, e ky nga Enesi se ka thënë: “Derisa vinte Pejgamberi ﷺ (për të dalë si imam).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 503

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?