Sahihu i Buhariut — Hadithi 511

102. Nënkapitulli: Të qëndruarit në drejtim të dikujt gjatë faljes së namazit

Othmani urrente të falej në drejtim të ndonjë burri. Kjo, nëse ndodh të shpërqendrohet (prej tij), e, në rast se nuk shpërqendrohet, Zejd ibn Thabiti ka thënë: "Nuk mërzitem aspak, se burri nuk ia prish namazin tjetrit."

511. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ismail ibn Halili na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslim ibn Subejhu se Mesruku tregon: “Në prani të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u diskutua çfarë e ndërpret namazin.” Thanë: “Namazin e ndërpresin qeni, gomari dhe femra.” Ajo tha: “Na barazuat me qentë. Kishte raste kur Pejgamberi ﷺ falej duke qëndruar unë shtrirë në shtrat, mes tij dhe kiblës. Nëse kisha ndonjë nevojë, më vinte keq të drejtohesha nga ai, andaj zvarritesha ngadalë (të dilja nga shtrati).”

Ameshi transmeton nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi, e ky nga Aishja, ngjashëm.

Referenca: Sahihu i Buhariut 511

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?