Sahihu i Buhariut — Hadithi 513
104. Nënkapitulli: Të falurit e namazit vullnetar mbrapa femrës
513. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “Unë flija pranë të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërsa këmbët e mia shtriheshin në kiblën (sexhden) e tij. Kur binte në sexhde, më prekte, andaj i tërhiqja këmbët. Kur ngrihej, i shtrija. Në atë kohë shtëpitë nuk kishin fanarë.”