Sahihu i Buhariut — Hadithi 515

105. Nënkapitulli: Mendimi i atyre që thonë: Asgjë (që kalon përpara namazliut) nuk e ndërpret namazin

515. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit se Ibn Shihabin e pyeti djali i vëllait të vet: “A ka diçka që e ndërpret namazin?” Ai tha: “Asgjë nuk e ndërpret namazin. Më ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej natën për t'u falur, ndërkohë unë isha e shtrirë mes tij dhe kiblës, në shtratin tonë të përbashkët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 515

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?