Sahihu i Buhariut — Hadithi 519

108. Nënkapitulli: A i lejohet bashkëshortit ta prekë bashkëshorten e shtrirë (që t'i lirojë hapësirë) për të rënë në sexhde?

519. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sa keq! Na barazuat me qentë dhe gomarët. Unë qëndroja shtrirë mes të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe kiblës teksa ai falej. Kur donte të binte në sexhde, m'i prekte këmbët, andaj unë i tërhiqja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 519

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?