Sahihu i Buhariut — Hadithi 522

1. Nënkapitulli: Koha dhe vlera e namazit

Fjala e Allahut ﷻ: “... namazi, është detyrë e obligueshme për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa, 103) Domethënë: "Me kufij të përcaktuar kohorë."

522. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Urve ka thënë: Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e ikindisë, rrezet e diellit ende depërtonin në dhomën e saj, para se të shfaqej hija.

Referenca: Sahihu i Buhariut 522

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?