Sahihu i Buhariut — Hadithi 54
41. Nënkapitulli: Transmetimet në lidhje me vlerësimin e veprave sipas nijetit dhe llogaritjes
Çdokujt i takon ajo që ka për qëllim. Këtu përfshihen edhe imani, abdesi, namazi, zekati, haxhi, agjërimi dhe dispozitat e tjera. Allahu ﷻ ka thënë: “Thuaj, secili vepron sipas mënyrës së vet...” (Isra, 84) Domethënë sipas nijetit të tij. Edhe shpenzimet që njeriu i bën për familjen e vet, nëse për to pret shpërblim, i llogariten sadaka. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Por (ka) xhihad dhe nijet.”
54. Nga: Omer ibn Hatabi
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahimi, e ky nga Alkame ibn Vekasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që ka bërë nijet. Andaj, kujtdo që ka bërë hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, hixhreti do t'i pranohet si hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ndërkaq, nëse dikush ka bërë hixhret me qëllim të arritjes së të mirave të dynjasë ose që të martohet me ndonjë femër, hixhreti i tij do të vlerësohet sipas asaj për çfarë ka bërë hixhret.”