Sahihu i Buhariut — Hadithi 55

41. Nënkapitulli: Transmetimet në lidhje me vlerësimin e veprave sipas nijetit dhe llogaritjes

Çdokujt i takon ajo që ka për qëllim. Këtu përfshihen edhe imani, abdesi, namazi, zekati, haxhi, agjërimi dhe dispozitat e tjera. Allahu ﷻ ka thënë: “Thuaj, secili vepron sipas mënyrës së vet...” (Isra, 84) Domethënë sipas nijetit të tij. Edhe shpenzimet që njeriu i bën për familjen e vet, nëse për to pret shpërblim, i llogariten sadaka. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Por (ka) xhihad dhe nijet.”

55. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Haxhaxh ibn Minhali na ka treguar se Shuëbe ka thënë: Më ka rrëfyer Adij ibn Thabiti, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Jezidin se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur njeriu shpenzon për familjen e tij, e për këtë llogarit shpërblimin e Zotit, atëherë kjo llogaritet sadaka për të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 55

Fjalë të panjohura?