Sahihu i Buhariut — Hadithi 5522

28. Nënkapitulli: Mishi i gomarëve

Këtë e ka transmetuar edhe Seleme nga Pejgamberi ﷺ.

5522. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ na e ka ndaluar mishin e gomarëve.”

Transmetimin e Jahjait e fuqizon Ibn Mubareku nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu. Ndërkaq Ebu Usame e transmeton nga Ubejdullahu, e ky nga Salimi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5522

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?