Sahihu i Buhariut — Hadithi 553

15. Nënkapitulli: Ai që e lë namazin e ikindisë

553. Nga: Burejde ibn Husajbi

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Kilabe se Ebu Melihu tregon: “Morëm pjesë së bashku me Burejdën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në një betejë dhe, ngaqë dita ishte me mot të vranët, ai na tha: “Faleni namazin e ikindisë sa më parë, sepse e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Atij që e lë namazin e ikindisë, i janë shkatërruar veprat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 553

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?