Sahihu i Buhariut — Hadithi 5531

30. Nënkapitulli: Lëkura e ngordhësirës

5531. Nga: Abdullah ibn Abasi

Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij nga Salihu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Njëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një deleje të ngordhur dhe tha: “Sikur të përfitonit nga lëkura e saj?”
- Ajo është e ngordhur, - i thanë.
- "Vetëm ngrënia e saj është e ndaluar”, - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5531

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?