Sahihu i Buhariut — Hadithi 5542

35. Nënkapitulli: Damkosja dhe shënjimi i fytyrës (së gjallesave)

5542. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Hisham ibn Zejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në një torishtë (dhensh), u futëm tek ai bashkë me një vëlla timin (të porsalindur) për t'ia njomur gojën (me hurma të përtypura), e në atë rast e pashë atë duke damkosur një dele.” Shuëbe thotë: “Mendoj se ka thënë: “... në veshët e saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5542

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?