Sahihu i Buhariut — Hadithi 56
41. Nënkapitulli: Transmetimet në lidhje me vlerësimin e veprave sipas nijetit dhe llogaritjes
Çdokujt i takon ajo që ka për qëllim. Këtu përfshihen edhe imani, abdesi, namazi, zekati, haxhi, agjërimi dhe dispozitat e tjera. Allahu ﷻ ka thënë: “Thuaj, secili vepron sipas mënyrës së vet...” (Isra, 84) Domethënë sipas nijetit të tij. Edhe shpenzimet që njeriu i bën për familjen e vet, nëse për to pret shpërblim, i llogariten sadaka. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Por (ka) xhihad dhe nijet.”
56. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi
Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu se ka thënë: Më ka treguar Amir ibn Sadi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ndodh të shpenzosh diçka, e me këtë të synosh kënaqësinë e Allahut, përveçse do të shpërblehesh për të, madje edhe për kafshatën që e vendos në gojën e tët shoqeje.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 56
Fjalë të panjohura?