Sahihu i Buhariut — Hadithi 57
42. Nënkapitulli: Hadithi i Pejgamberit ﷺ: “Feja është sinqeritet... Ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij, udhëheqësve të muslimanëve dhe muslimanëve në përgjithësi.”
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij...” (Teube, 91)
57. Nga: Xherir ibn Abdullahu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajs ibn Ebu Hazimi se Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I jam besatuar të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta fal namazin, do ta jap zekatin dhe se do të jem besnikë ndaj çdo muslimani.”