Sahihu i Buhariut — Hadithi 5723
28. Nënkapitulli: Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit
5723. Nga: Abdullah ibn Omeri
Jahja ibn Sulejmani më ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit, andaj shuajeni atë me ujë.”
Nafiu ka thënë: “Abdullahu e kishte shprehi të thoshte: “Na e largo këtë vuajtje!”