Sahihu i Buhariut — Hadithi 5753

43. Nënkapitulli: Oguret

5753. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu dhe nuk ka ogure. Ogurkeqja (nëse do të ekzistonte në diçka) ndodhet në tri gjëra:
1. Te bashkëshortja,
2. Në shtëpi dhe
3. Në kafshën e udhëtimit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5753

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?