Sahihu i Buhariut — Hadithi 5757
45. Nënkapitulli: S’ka kukuvajkë ogurzezë
5757. Nga: Ebu Hurejra
Muhamed ibn Hakemi na ka thënë: Na ka treguar Nadri, e këtij i ka rrëfyer Israili, e këtij i ka rrëfyer Ebu Husajni, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu1. Oguret nuk ekzistojnë. Zëri i kukuvajkës nuk ndjell ogur të keq. Saferi nuk ekziston.”