Sahihu i Buhariut — Hadithi 5767

51. Nënkapitulli: Nganjëherë oratoria mund të jetë magji

5767. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë erdhën dy burra prej viseve lindore dhe mbajtën fjalim. Njerëzit u habitën me oratorinë e tyre, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Me të vërtetë, nganjëherë oratoria mund të jetë magji.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5767

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?