Sahihu i Buhariut — Hadithi 5780

57. Nënkapitulli: Qumështi i gomaricës

5780. Nga: Ebu Thalebe Husheniu

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Idris Havlaniu se Ebu Thalebe Husheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar ngrënien e çdo kafshe të egër që ka dhëmbë shqyes.”

Zuhriu ka thënë: “Këtë nuk e kam dëgjuar derisa kam shkuar në Sham.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5780

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?