Sahihu i Buhariut — Hadithi 58
42. Nënkapitulli: Hadithi i Pejgamberit ﷺ: “Feja është sinqeritet... Ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij, udhëheqësve të muslimanëve dhe muslimanëve në përgjithësi.”
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij...” (Teube, 91)
58. Nga: Xherir ibn Abdullahu
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane se Zijad ibn Ilake thotë: “Ditën kur vdiq Mugire ibn Shuëbe, e dëgjova Xherir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që, pasi u ngrit në këmbë dhe falënderoi e lavdëroi Allahun, tha: “Ju këshilloj ta keni frikë vetëm Allahun, i Cili nuk ka ortak, të jeni të matur dhe të qetë, derisa t'ju vijë një prijës tjetër, sepse ai tashmë është duke ardhur.” Pastaj tha: “Kërkoni Allahut ta falë prijësin tuaj, sepse ai vërtet e donte faljen.” Pastaj tha: “E, më pas; Unë pata shkuar te Pejgamberi ﷺ dhe i pata thënë: “O i Dërguari i Allahut! Të besatohem për Islamin,” - kurse ai besatimin ma pati kushtëzuar me të qenët i sinqertë (dhe mirëdashës) ndaj çdo muslimani. Kështu, i pata dhënë besën edhe për këtë. Betohem në Zotin e kësaj xhamie se unë vetëm po ju këshilloj me sinqeritet.” Pastaj, bëri istigfar dhe zbriti.
Referenca: Sahihu i Buhariut 58
Fjalë të panjohura?