Sahihu i Buhariut — Hadithi 637

22. Nënkapitulli: Kur duhet të ngrihen njerëzit për t’u falur në rast se e shohin imamin gjatë ikametit?

637. Nga: Ebu Katade Sulemiu

Muslim ibn Ibrahimi na ka treguar se Hishami ka thënë: Jahja më ka shkruar nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të thirret ikameti, të mos ngriheni, derisa të më shihni mua (se jam ngritur).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 637

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?