Sahihu i Buhariut — Hadithi 652

32. Nënkapitulli: Vlera e faljes së namazit të drekës në fillim të kohës

652. Nga: Ebu Hurejra

Kutejbe na ka treguar nga Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekrit, e ky nga Ebu Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa një njeri ecte nëpër një rrugë, hasi në një degë me gjemba, të cilën e largoi nga rruga. Allahu i ishte mirënjohës për këtë, andaj ia fali mëkatet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 652

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?