Sahihu i Buhariut — Hadithi 670
41. Nënkapitulli: Ditën e premte, nëse koha është me shi, a t’ua falë imami namazin atyre që tashmë kanë ardhur (në xhami) dhe a t'u ligjërojë?
670. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Enes ibn Sirini se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ensar shtatmadh iu ankua Pejgamberit ﷺ: “Nuk po arrij të falem me ty (në xhami me xhemat).” Kështu, përgatiti një drekë për Pejgamberin ﷺ dhe e ftoi në shtëpinë e tij. I shtroi një hasër, të cilën paraprakisht e pastroi me ujë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i fali dy rekate në të.
Një burrë i familjes Xharudi e pyeti Enesin:
- A e falte Pejgamberi ﷺ namazin e duhasë?
- Nuk e kam parë asnjëherë duke e falur, përveç asaj dite, - tha Enesi.”