Sahihu i Buhariut — Hadithi 671

42. Nënkapitulli: Si veprohet nëse ushqimi është shtruar, ndërkohë është thirrur ikameti për namaz?

Ibn Omeri i jepte përparësi darkës. Ebu Derdai ka thënë: "Njeriu i mençur së pari i kryen nevojat e veta, në mënyrë që pastaj zemra e tij të jetë e përqendruar në namaz."

671. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse shtrohet darka dhe thirret ikameti, jepni përparësi darkës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 671

Fjalë të panjohura?