Sahihu i Buhariut — Hadithi 672

42. Nënkapitulli: Si veprohet nëse ushqimi është shtruar, ndërkohë është thirrur ikameti për namaz?

Ibn Omeri i jepte përparësi darkës. Ebu Derdai ka thënë: "Njeriu i mençur së pari i kryen nevojat e veta, në mënyrë që pastaj zemra e tij të jetë e përqendruar në namaz."

672. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse shtrohet darka para namazit të akshamit, jepni përparësi darkës e mos e shtyni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 672

Fjalë të panjohura?