Sahihu i Buhariut — Hadithi 674

42. Nënkapitulli: Si veprohet nëse ushqimi është shtruar, ndërkohë është thirrur ikameti për namaz?

Ibn Omeri i jepte përparësi darkës. Ebu Derdai ka thënë: "Njeriu i mençur së pari i kryen nevojat e veta, në mënyrë që pastaj zemra e tij të jetë e përqendruar në namaz."

674. Nga: Abdullah ibn Omeri

Zuhejri dhe Vehb ibn Othmani na kanë thënë: Na ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse dikush është duke ngrënë ushqim, të mos ngutet derisa ta përfundojë ngrënien, edhe nëse thirret ikameti për namaz.”

Këtë e ka transmetuar Ibrahim ibn Mundhiri nga Vehb ibn Othmani dhe Vehb Medeniu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 674

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?