Sahihu i Buhariut — Hadithi 677
45. Nënkapitulli: Ai që u prin njerëzve në namaz për t’ua mësuar mënyrën si është falur Pejgamberi ﷺ dhe sunetin e tij
677. Nga: Malik ibn Huvejrithi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi se Ebu Kilabe tregon: “Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në xhaminë tonë dhe na tha: “Do t'ju prij në namaz (vullnetar), por jo në farz, në mënyrë që t'ju tregoj si falej Pejgamberi ﷺ.
Ejubi e pyeti Ebu Kilaben:
- E si u fal (Maliku)?
- Sikurse hoxha ynë, - iu përgjigj Ebu Kilabe.
Ejubi thotë: “Hoxha ynë qëndronte ulur në rekatin e parë, pasi e ngrinte kokën nga sexhdja, para se të ngrihej në këmbë.”