Sahihu i Buhariut — Hadithi 683
47. Nënkapitulli: Nëse dikush falet anash imamit për ndonjë arsye të caktuar
683. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Zekerija ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Numejri, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, gjatë kohës sa ishte në sëmundjen e vdekjes, e urdhëroi Ebu Bekrin t'ua falë njerëzve namazin, andaj ai vazhdoi t'ua falte. Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ u ndie më lehtë, andaj doli (në xhami). Ebu Bekri ishte në namaz, duke u prirë njerëzve dhe, kur e pa të Dërguarin e Allahut ﷺ, u tërhoq mbrapa, por ai i bëri me shenjë të qëndrojë si ishte dhe u ul anash Ebu Bekrit. Ebu Bekri falej duke e përcjellë namazin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kurse njerëzit e përcillnin Ebu Bekrin.”