Sahihu i Buhariut — Hadithi 686

50. Nënkapitulli: Kur imami gjatë vizitës u prin në namaz

686. Nga: Itban ibn Malik Ensariu

Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Mahmud ibn Rabiu se Itban ibn Malik Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Erdhi Pejgamberi ﷺ, kërkoi leje për të hyrë dhe unë e pranova brenda. Më tha: “Në cilën pjesë të shtëpisë dëshiron të falem?” Unë e drejtova për te vendi që dëshiroja dhe filloi të falej. Ne u renditëm pas tij (për t'u falur) dhe, pasi dha selam, dhamë edhe ne.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 686

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?