Sahihu i Buhariut — Hadithi 6874

2. Nënkapitulli: Ajeti: “... E kush e ngjall atë (shpëton një jetë)...”

Ibn Abasi ka thënë: "Kush pengon një vrasje, përveç kur është me të drejtë, është: “... si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit...” (Maide, 32)

6874. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që i ngre armët kundër nesh, nuk është prej nesh.”

Këtë e transmeton edhe Ebu Musai nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6874

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?